Tё nderuar,

President Alfred Moisiu,

Ambasador i Delegacionit te Bashkimit Europian nё Shqipёri, Ettore Sequi,

Znj. Elvira Dones, shkrimtare dhe gazetare e njohur nё Shqipёri dhe nё botё,

Znj. Semia Guermas de Tapia,Menaxhere e Programit të UN Women në Shqipëri,

Znj. Sevim Arbana, Presidente e Shoqatёs” Nё dobi tё gruas shqiptare”

Tё nderuara deputete, pjesёmarrёse, tё nderuar pёrfaqёsues tё medias,

Zonja dhe Zotёrinj, mirё se erdhёt!

Ky vit jubilar ёshtё njё rast i mirё pёr tё nxjerrё nё pah kontributin e çmuar tё grave shqiptare. Jo vetёm pёr tё nderuar veprёn e tyre atdhetare por edhe pёr ta sjellё kёtu si njё motiv frymçzues dhe inkurajues pёr cilёndo grua qё sot kёrkon tё japё kontributin e vet dhe tё luajё njё rol nё progresin e Shqipёrisё dhe pёr cilindo burrё qё sheh tek gruaja njё bashkёpunёtore tё pazёvendёsueshme dhe tё barabartё nё çdo fushё tё jetёs.

Me kёtё jubile pёrkon edhe 20 vjetori i Lёvizjes sё Pavarur tё Gruas, pas fitores sё demokracisё dhe hyrjes sё Shqipёrisё nё procesin e integrimit europian. Kjo rastёsi historike nxiti tri organizata tё shoqёrisё civile, shoqatat e grave “Refleksione”, “Nё dobi tё Gruas shqiptare” dhe Qendrёn e Aleancёs Gjinore pёr Zhvillim, pёr tё realizuar kёtё konferencё dhe nё vijim tё saj, hapjen nesёr pasdite, mё 31 Tetor, tё ekspozitёs “Gratё bёjnё histori”, nё Muzeun Historik Kombёtar.

Kemi synuar tё sjellim sot, nё takimin tonё, zёrin e sa mё shumё organizatave tё Lёvizjes sё Gruas, tё bashkёbisedojmё pёr pёrpjekjet dhe arritjet tona tё pёrbashkёta, per sfidat qё duhet tё pёrballojmё dhe pёr projektimin e rrugёs pёrpara.

Ne, qё jemi kёtu, dёshёrojmё tё jemi zёri edhe i gjithe atyre qё nuk mundёn tё vinin, pёr shkak tё angazhimeve tё tyre: drejtuese dhe themeluese tё organizatave tё para tё Lёvizjes sё pavarur tё gruas, aktiviste, eksperte tё barazisё gjinore si Znj. Valdet Sala, Znj. Rolanda Dhimitri, Diana Çuli tё cilave u shprehim mirёnjohje tё thellё dhe nderim pёr kontributin e tyre tё çmuar.

Lёvizja e pavarur e gruas nisi udhёn e saj nё fillim tё viteve ’90-tё me themelimin e organizatave tё para jofitimprurёse. Ne angazhimin qytetar pёr promovimin e gruas, kёto organizata lidhёn fragmentet e traditёs kombёtare tё Lёvizjes sё Gruas duke ecur nё hullinё qё patёn hapur motrat Qiriazi, nё agim tё shekullit tё kaluar, dhe tё sa e sa motrave dhe nёnave tё tjera, qё nё emёr tё ёndrrёs sё lirisё dhe tё dinjitetit sfiduan mbrapёshtitё e kohrave.

Pёrpjekjet tona u pёrqёndruan nё ndёrgjegjёsimin e shoqёrisё dhe tё vetё grave pёr tё drejtat dhe aftёsitё e tyre, nё arsimimin dhe kualifikimin profesional pёr tё hyrё nё tregun e punёs, nё promovimin e pjesёmarrjes nё jetёn politike tё vendit.

Nuk ishte e lehte tё realizoje kёto objektiva nё njё shoqёri me mendёsi patriarkale, diskriminuese pёr gratё, qё kishte hyrё nё procesin e tranzicionit demokratik dhe gjatё udhёs nxorri fenomene tё reja, tё panjohura , qё Lёvizja jonё e saponisur duhet t’i pёrballonte.

Tranzicioni ynё i vёshtirё dhe i gjatё nuk e tkurri lёvizjen e gruas. Pёrkundrazi . E forcoi dhe e zgjeroi. Le tё sjellim ndёrmend sё bashku organizatat e para, ato qё u ngritёn nё vitet 1991- 1995, qё asokohe mund t’ i numёronim me gishtat e njёrёs dorё. Sot nё 20 vjetorin e Lёvizjes sonё kemi 130 organizata tё shoqёrisё civile nё tё gjithё vendin. Ne bashkёpunojnё me njёra tjetrёn nё koalicione, jemi anёtare tё rrjeteve europiane, mesdhetare dhe rajonale tё Lёvizjes sё Gruas.

Por Lёvizja e gruas ka çfarё tё festojё pёrtej shifrave, pёrtej pjesёmarrjes nё kёto rrjete. Nё rrugёtimin e saj 20 vjeçar ajo ёshtё shndrruar nё partnere me organizata tё tjera tё shoqёrisё civile, me strukturat shtetёrore, instrumentat e BE si edhe tё faktorёve ndёrkombёtarё tё angazhuar pёr tё arritur nё Shqipёri progres nё barazinё gjinore.

Nё bashkёpunim me gratё deputete lёvizja e gruas ka dhёnё njё kontribut tё çmuar nё krijimin e kuadrit ligjor pёr barazinё gjinore. Do pёrmend kёtu miratimin e ligjeve tё tilla si “Pёr masat ndaj dhunёs nё marrdhёniet familiare”,”Pёr mbrojtjen nga diskriminimi” “Ligjin pёr shёndetin riprodhues” “Pёr barazinё gjinore nё Shqipёri”, rregullimet ligjore nё Kodin Penal, Civil, tё Punёs dhe Kodin e Familjes, qё sanksionojnё barazinё gjinore.

Arritjet jane reale, tё prekshme. Por po kaq i prekshёm ёshtё realiteti, vetёdija qё jemi vetёm nё mes tё rrugёs. Barazia gjinore ёshtё njё biznes i papёrfunduar, njё synim madhor pёr t’ u plotёsuar.

Jemi nё njё situatё barazia gjinore konsiderohet jo vetёm si njё nga tё drejtat themelore tё njeriut por edhe si njё vlerё substanciale e demokracisё dhe e procesit tё integrimit europian tё Shqipёrisё. Kёshtu thone ligjet pёr barazinё gjinore, qe janё tё standarteve europiane, madje kaq tё pёrparara sa nuk i pёrgjigjen realitetit konkret, tё pёrditshёm qё ne jetojmё nё Shqipёri. Ky realitet dhe praktika thonё ndryshe, flasin qartё qё gratë dhe burrat nё Shqipёri nuk gëzojnë të njëjtat të drejta pёr shkak tё steriotipeve, tё pabarazive shoqërore, politike, ekonomike qё vazhdojnë nё familje, nё jetёn publike, nё proceset politike.

Mjafton tё ndalemi tek pjesёmarrja e gruas nё politikё dhe vendim marrje. Numri i deputeteve pёrbёn vetёm 15,7 pёrqind tё numrit tё pёrgjithshёm prej 140 anёtarёsh tё Kuvendit Popullor. Ligji nuk eshte zbatuar. Ai thotё qё pjesёmarrja e gruas duhet tё jetё 30%. Ligje tё tjera shumё tё mira pёr barazinё gjinore dhe tё drejtat e gruas mbeten tё pazbatuara.

Ku duam te shkojme? Po sjell para jush fjalёt e Sekretares amerikane tё shtetit , Znj. Hillari Clinton, qё pasnesёr, mё 1 nёntor viziton Tiranёn:

” Ne mund tё krijojmё njё botё ku çdo grua trajtohet me respekt dhe dinjitet, ku çdo djalё dhe vajzё edukohet tё dёshёrojё barazinё, ku cdo familje ka shpresё pёr njё tё ardhme tё qёndrueshme dhe tё fortё.”

Falenderoj pёrzёmёrsisht gjithё donatorёt ndёrkombёtarё pa mbёshtetjen financiare tё tё cilёve kjo konferencё nuk do tё mund tё realizohej.
Ata jane: Fondacioni gjerman Konrad Adenauer, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – UNDP, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Gratë – UN Women, Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar- GIZ, Banka Botёrore, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri dhe Fondacioni për Shoqërinë e Hapur,(Fondacioni Soros).

Ani Ruci
Presidente
Shoqata”Refleksione”