Lajmërim për punësim – Koordinatore Projektesh

posted in: Publications | 0

Lutemi, aplikoni sa më parë, por jo më vonë se 24 tetor 2018

Shoqata “Refleksione”, organizatë jo-fitimprurëse, me seli në Tiranë, po kërkon aplikime për pozicionin e koordinatores së shoqatës dhe projekteve / programeve të saj. Refleksione eshte një nga shoqatat lider në Shqipëri për të drejtat e grave dhe të vajzave, fuqizimin e tyre ekonomik, ҫlirimin e tyre nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore.

Kordinatorja do të asistojë Drejtoren Ekzekutive për të menaxhuar funksionimin e përditshëm të zyrës dhe të aktiviteteve të shoqatws dhe do të jetë përgjegjëse për koordiunimin e aktiviteteve publike në terren. Ky është një pozicion pune me kohë të plotë dhe në përputhje me Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë.

Kandidatja për pozicionin e koordinatores së shoqatës Refleksione duhet të ketë kualifikimet në vijim:

  • Të dhëna të provuara për angazhim në kauzën e të drejtave të njeriut, grave dhe vajzave, për besim në kauzen e barazisë gjinore, në rolin e rëndësishëm që luan gruaja në progresin ekonomik dhe social të shoqërisë, aftesivedhe kapaciteteve të saj në të gjitha fushat e jetës;
  • Të ketë njohuri për sektorin e shoqërise civile dhe rolin e tij në shoqëri;
  • Të zgjidhë probleme të funksionimit operacional të zyrës dhe të ketë aftësi për të bërë punë me cilësi të lartë brenda afateve të caktuara dhe nën presionin e respektimit të afateve.
  • Të ketë entuziazëm nga puna me komunitete, me njerëz dhe gjithashtu si pjesë përbërëse e një ekipi të vogël.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi , me shkrim dhe me gojë.
  • Njohuri shumë të mira të Anglishtes së folur dhe të shkruar.
  • Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike që duhen për punen në zyrë. Preferohet edhe me njohuri për publikimet.
  • Diplomë universitare në shkenca sociale.

Kandidatët e interesuara duhet të dërgojnë një CV, një letër ku të shprehin interesin e tyre për këtë pozicion dhe adresat e kontaktit për tre referenca profesionale në e-mailin: [email protected] deri në orën 17.00 të datës 24 Tetor 2018. Lutemi referojuni pozicionit të punës në Subjektin e e- mailit. Do të kontaktohen vetëm kandidatët që do të intervistohen.